Fjalë Kyçe

Asociacioni i Komunave në takim me Osmanin: Listat do t’i dorëzojmë më 10 shtator

Asociacioni i Komunave në takim me Osmanin: Listat do t’i dorëzojmë më 10 shtator

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për çështjen e grevës.

Kryetari i asociacionit, njëherit dhe i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se palët duhet të ulen në bisedime dhe grevës t’i jepet zgjidhje.

Ai tha se në takim me presidenten u pajtuan se duhet të ketë dialog për këtë çështje.

Sa i përket kërkimit të listave të punëtorëve që janë në grevë, dhe paralajmërimit se komunat mund të përballen me masa nëse nuk dorëzojnë listat, Aliu tha se masat nuk e zgjidhin problemin.

Theksoi se ekziston një afat kur dorëzohen listat me emra çdo muaj.

“Ajo që po mungon është dialogu dhe nuk janë masat që e zgjidhin problemin, duhet ulur të gjitha palët. Komunat nuk janë palë. Listat që kërkohen nga kryetarët e komunave, zakonshëm përfundojnë në çdo datë 10 të muajit vijues. Për pagat e muajit gusht i kemi dorëzuar listat më 10 gusht. Tash më 10 shtator duhet t’i dorëzojmë listat për shtator”.

“Do t’i dorëzojmë sërish listat e punëtorëve, afati është 10 shtatori. Nuk është çështje listash, greva duhet të zhbllokohet me dialog, dhe dialogu po mungon”.