Fjalë Kyçe

Associated Press: Gruaja shtatzënë që u shfaq duke ikur nga bombardimet në spitalin ukrainas ka vdekur bashkë me foshnjën e saj

Associated Press: Gruaja shtatzënë që u shfaq duke ikur nga bombardimet në spitalin ukrainas ka vdekur bashkë me foshnjën e saj

Një grua shtatzënë e parë në imazhet e përhapura gjerësisht pas bombardimeve ruse në spitalin ukrainas ka vdekur bashkë me foshnjën e saj, raporton Associated Press.

Gruaja po i shpëtonte bombardimit të maternitetit ku do të lindte në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Imazhet e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin qarkulluar në mbarë botën ndërsa shpëtimtarët e futën me shpejtësi nëpër rrënoja.

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur atë në jetë. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu.

“Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultate,” tha Marin të shtunën. “Të dy vdiqën.”

Në kaosin pas sulmit ajror të së mërkurës, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj, raporton AP.

Imazhet e gruas që u dërgua me urgjencë në një ambulancë me barelë kishin bërë xhiron e botës, duke pasqyruar tmerrin e një sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm.

https://youtu.be/LX_58eiLDLk