Një asteroid me masë afërsisht sa mali Everest po fluturon drejt Tokës dhe pritet të mbërrijë pranë nesh muajin që vjen.
Shkencëtarët thonë se nuk ka shumë gjasa që ai të prekë Tokën por nëse diçka e tillë do të ndodhte do të ishte fundi i globit.
Objekti i quajtur 52768 (1998 OR2), është 2 deri në 3 km i gjerë dhe do të kalojë 3,908,791 milje afër planetit tonë, me shpejtësi 19,461 milje në orë.
Asteroidi është pikasur fillimisht nga NASA në 1998, dhe pasi është gjurmuar u zbulua se ka madhësi të mjaftueshme për të shkaktuar efekte globale në rast të një përplasjeje me tokën.
Fluturimi i tij do të ndodhë më 29 prill sipas qendrës së NASA-s për objektet e afërta.