Fjalë Kyçe

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm, realizon ‘het-trick’ brenda 15 minutave

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm, realizon ‘het-trick’ brenda 15 minutave

Astrit Selmani ka arritur që të realizoj tre gola brenda 15 minutave.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet në Suedi me Hammarbyn, ka qenë i papërmbajtshëm në duel me Kalmarin.

Selmani e nisi ndeshjen si gjithmonë nga minuta e parë, derisa golin e parë e realizoi në minutën e pestë për 1-0.

Për golin e dytë mitrovicasi u përkujdes në minutën e 19-të, duke shënuar nga afërsia.

E në minutën e 22-të, Selmani kompletoi het-trickun e tij të parë në kampionat me Hammarbyn.

Kur po luhet minuta e 31-të e ndeshjes, Hammarby është duke fituar 3-1 ndaj Kalmar dhe Selmani ka mundësi të shënoj edhe më shumë gola përcjell telegrafi.

Për reprezentuesin kosovar kjo ishte hera e dytë që shënon het-trick me fanellën e Hammarbyt, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Ligën e Konferencës ndaj Mariborit.