Futbollisti kosovar, Astrit Selmani është zgjedhur lojtari më i mirë në muajin e fundit në Suedi.
Selmani ishte në top formë dhe përformancat ishin në nivel të lartë, andaj me plotë meritë mori çmimin e lojtarit më të mirë, shkruan lajmi.net.
Këtë çmim Selmani e ka fituar edhe në divizionin e dytë, andaj është bërë lojtari i parë në histori që e fiton këtë çmim në dy divizionet më të mira.
Qendërsulmuesi i Verbergs edicionin e kaluar bëri 24 paraqitje duke realizuar 15 gola dhe asistuar gjashtë herë.