Fjalë Kyçe

Atalanta-Inter mbyllet pa gola, spektaklin e dhurojnë portierët

Atalanta-Inter mbyllet pa gola, spektaklin e dhurojnë portierët

Ndeshja kryesore e kësaj jave në Serie A, Atalanta-Inter, është mbyllur në barazim pa gola edhe pse ritmi ishte tejet i lartë në Bergamo.

Gasperini ishte i detyruar të ndërtonte një formacion ku mungonin disa emra të rëndësishëm për këtë sfidë, ndërsa në fushë ishte edhe Gjimshiti. Në anën tjetër, Inzaghi hodhi në fushën e lojës nga minuta e parë Sanchez e Darmian, duke lënë në stol Martinez e Dumfries. Në pjesën e parë, zikaltrit kontrolluan më shumë topin, por para portës të dyja skuadrat ishin të rrezikshme edhe pse nuk mundën të gjejnë dot golin.

Në pjesën e dytë, si Interi dhe Atalanta tentuan të fitojnë këtë sfidë, e cila u vendos nga portierët. Si Musso i Atalanta-s dhe Handanovic i Interit realizuan disa pritje vendimtare, duke mbajtur rrjetat e paprekura në këtë 90-minutësh transmeton a2cnn.

Pas këtij takimi, Interi mban vendin e parë në renditje me 50 pikë, Milani i dyti me 48 pikë, Napoli 43 e Atalanta 42 pikë.