Fjalë Kyçe

Ataturku pas shpinës së presidentes në Mamushë, s’përmbahet Halil Matoshi

Ataturku pas shpinës së presidentes në Mamushë, s’përmbahet Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi e ka quajtur horror konstitucional, pritjen që kryetari i Mamushës i ka bërë dje presidentes Vjosa Osmani.

Në zyrën e kryetarit të Mamushës Abdulhadi Krasniç është parë flamuri shtetëror i Turqisë dhe presidenti i parë i saj Mustafa Kemajl Ataturk raporton Gazeta Express.

Matoshi ka shkruar se Ataturk është vendosur në zyrë më lartë se vet fotografia e presidentes Osmani.

“Horror konstitucional në Komunën e Mamushës! Shfaqja e Presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani në nji zyrë të shtetit kosovar (komunat janë niveli i dytë i pushtetit shtetnor) me ikonografi kombëtare turke, ku pos flamurit të shtetit turk të vendosun kundërligjshëm shihet edhe fotografia e Atit themelues të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk (ma naltë se vet fotografia e Presidentes!?) paraqet thjesht horror konstitucional”, ka shkruar Matoshi.

Ai ka pyetur protokollin e shtetit dhe presidenten Osmani se a janë në dijeni për simbolet në zyrën e kryetarit të Mamushës.