Fjalë Kyçe

Atdhe Nuhiu me mesazh emocionues për Sheffield Wednesday, pas transferimit tek APOEL

Atdhe Nuhiu me mesazh emocionues për Sheffield Wednesday, pas transferimit tek APOEL

Atdhe Nuhiu ka shkruar një mesazh për Sheffield Wednesday.

Gjiganti i sulmit kosovar, Nuhiu, ka falënderuar tifozët dhe gjithë të tjerët që e përkrahën te Sheffield.

Lotjari ka thënë se ai kurrë nuk do ta harrojë skuadrën ku kaloi shumicën e karrierës së tij.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell letrën e plotë të Nuhiut, për tifozët, presidentin, trajnerët dhe shokët e skuadrës te Sheffield Wednesday.

“Koha ime te Sheffield Wednesday ka ardhur te fundi, por unë vërtetë mund  të them se ky klub nuk do të më lë kurrë.

Kam shijuar shtatë vite këtu dhe është moment emocionues të largohem nga Hillsborough, ku unë kam kaluar shumicën e karrierës sime. Ishte gjithmonë një nder për mua të luaja me Wednesday dhe të jepja gjithçka për ta, kështu që ky moment nuk është i lehtë.

Por, nga thellësia e zemrës, unë falënderoj secilin që më ka përkrahur nga dita e parë dhe shpresoj se në këmbim u kam dhënë momente të mira gjatë rrugës sonë.

Askush nuk mund të marrë domethënien që ky klub ka për mua, unë gjithmonë kam atë. Unë largohem si lojtar, por Sheffield Wednesday ka fituar një tifoz, i cili gjithmonë do të interesohet për klubin.

Për tifozët, stafin, lojtarët, presidentin dhe gjithë të tjerët, faleminderi dhe gjithë të mirat në sfidat e reja këtë sezon.

Atdhe NUHIU”.