Fjalë Kyçe

Atifete Jahjaga ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ditën Olimpike 2019

Atifete Jahjaga ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ditën Olimpike 2019

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar ftesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për të marrë pjesë në Ditën Olimpike 2019.

Ajo do të jetë e pranishme në njërën nga sheshet e 25 komunave, në të cilat do të organizohet Dita Olimpike.

Ftesën pritet ta konfirmojnë edhe figura tjera të larta shtetërore, sportive dhe kulturore, të cilët do të bëjnë hapjen në komuna të ndryshme.

Edicioni i tetë i Ditës Olimpike 2019 organizohet si asnjëherë më parë. 25 komuna i kanë thënë ‘PO’këtij aktiviteti, ku pritet të marrin pjesë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008).

Dita Olimpike 2019 shënohet më 27 maj (e hënë), me fillim në ora 9:30.