Fjalë Kyçe

ATK ka një njoftim për mbledhësit e kuponëve fiskal

ATK ka një njoftim për mbledhësit e kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ende nuk është marr një vendim lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal.

Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal u ndërprerë me qëllim të ruajtjes së shëndetin të qytetarëve dhe parandalimin e përhapjen së COVID 19.

Tutje, në njoftimin e ATK-së thuhet se  menjëherë pasi të merret vendim për ri-fillimin e kampanjës për rimburësim të kuponëve fiskal, qytetarët do të informohen me kohë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

̈ ̈

Të nderuar qytetarë,

Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërprer me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë përhapjen e COVID 19.
Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!