Fjalë Kyçe

ATK pranon 228 thirrje nga qytetarët – Ofron edhe një numër në dispozicion

ATK pranon 228 thirrje nga qytetarët – Ofron edhe një numër në dispozicion

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se deri më tani ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët që kanë raportuar për keqpërdorimin e situatës me koronavirus nga ana e dyqaneve dhe barnatoreve që shfrytëzuan rastin për ti ngritur çmimet.

ATK ka ofruar edhe një numër në dispozicion :038 222 165.

“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor. Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë) “- njofton Administrata Tatimore e Kosovës