Fjalë Kyçe

ATK tejkalon projeksion, mbledh afër 45 milionë euro më shumë

ATK tejkalon projeksion, mbledh afër 45 milionë euro më shumë

Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se i ka tejkaluar objektivat e parapara në inkasimin e të hyrave për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas ATK-së, janë 44.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore të inkasuara në këtë periudhë, në krahasim me planifikimet e parapara.

“Janë 44.8 milion euro  apo 11.2% të hyra tatimore të inkasuara për periudhen janar-shtator 2021, të cilat shifra kanë tejkaluar pritshmërit krahas planifikimeve të parapara. Më tej statistikat tregojnë që ATK ka punuar me përkushim në arritjën dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbedh në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjt të viti të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe në raport me periudhën e njejtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %.”, thuhet në njoftim.

ATK-ja ka thënë se kjo arritje reflekton në zvogëlim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabartë në sistemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve dhe ulje të nëndeklaruesve.

Mund të jetë një imazh i teksti