Ky është momenti kur një vrapuese profesionale e maratonës, rrëzohet në vijën e fundit të garës gjatë Maratonës së Londrës.
Atletja Britanike, Hayley Carruthers, 25 vjeçare, u rrëzua vetëm pak metra para vijës së përfundimit, teksa këmbët e saj e lëshuan, duke marrë edhe lëndime në gjunjtë e saj.
Edhe pse ajo e përfundoi maratonën në mënyrë dramatike, Carruthers ia arriti që të ketë një kujtim nga maratona, gërvishje në këmbë dhe duar.
Fotografitë shfaqin Carruthers e cila po bartet nga stafi mjekësorë, të cilët vrapuan t’i ofrojnë ndihmën e shpejtë në momentin kur e panë se ajo nuk ishte në gjendje të ecte.
Maratonën e femrave e fitoi Kenya Brigid, 25 vjeçare