Fjalë Kyçe

Atletico eliminon Manchesterin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Atletico eliminon Manchesterin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Atletico Madrid është skuadra e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone eliminoi sonte Manchester Unitedin, në fazën e 1/16 së finales.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me fitoren minimale 0:1 të mysafirëve, shkruan express.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll e shënoi Renan Lodi në minutën e 41-të.

“Djajtë e Kuq” u hodhën në sulm në pjesën e dytë, por nuk ia dolën që të shënonin.

Kësisoj, Atletico Madridi kalon në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:2.