Atletico Madrid e ka prezantuar blerjen e re. Marcos Paulo është përforcimi i ri për skuadrën e Diego Simeones. 20 vjeçari brazilian vije nga skuadra e Flumineses.
Në dy edicionet e fundit, Paulo ka shënuar 14 gola duke zënë vend te skuadra e njohur braziliane.
Në Brazil atë e llogarisin si një sulmues me të ardhme të madhe.
Paulo ka përfaqësuar Portugalinë në grupmosha dhe është ende në dilema për të ardhmen e tij se cilën përfaqësuese do ta prezantojë.