Fjalë Kyçe

Atletico Madrid pritet të transferojë edhe këtë lojtar

Atletico Madrid pritet të transferojë edhe këtë lojtar

Atletico Madrid po kalon nëpër një muaj shumë të ngjeshur.

Atletico Madrid është duke tentuar t’i bëjë disa transferime në këtë afat kalimtar, ku ka disa shënjestra.

Skuadra spanjolle është shumë afër që ta transferojë Hector Herreran nga Porto, përcjell lajmi.net.

Mesfushori meksikan është bërë cak i shumë skuadrave, ndërsa Atletico Madrid ka filluar bisedimet me agjentin e tij.

Skuadra spanjolle është e gatshme t’i ofrojë katër vite kontratë Herreras, me një pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Madrilenët gjithashtu janë shumë afër edhe transferimit të Alvaro Moratas nga Chelsea, ndërsa prezantimi i tij pritet gjatë kësaj jave.