Sipas mediave të Spanjës, Barcelona pritet që t’i ofrojë sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero një kontratë dy-vjeçare.
Reprezentuesi i Argjetinës, Aguero, tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga gjigandët e Premierligës në një transferim falas kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit 2020/21, transmeton lajmi.net.
Transferimi i tij në klub thuhet të jetë si pjesë e një plani më të gjerë për ta mbajtur Lionel Messin në klub, kontrata e të cilit skadon këtë verë.
Sipas raporteve nga TyC Sports, klubi Blaugran ka hyrë në negociata me përfaqësuesit e Agueros dhe tani do të ofrojnë atij një kontratë që do ta mbajë atë në klubin e Barcelonës deri në fund të sezonit 2022/23.
Juventus është raportuar se po monitoron nga afër situatën e sulmuesit 32 vjeçar dhe mund të futet në garë me Barcelonën për të siguruar shërbimet e tij.