Mundësi kosovarë Auron Syla, ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kampionatin mesdhetar në mundje që është zhvilluar në Xanthi të Greqisë për junior(U20) dhe kadetë.
Syla rrethin e parë e kaloi pa luftë teksa fitoren e parë e regjistroi ndaj kundërshtarit nga Shqipëria.
Më pas u eliminua nga garuesi grek, teksa në luftën përmisuese për medaljen e bronztë e mposhti mundësin nga Portugalia në kategorinë deri në 86 kilogramë. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë mbi 20 shtete me 250 garues.Teksa përveq Auronit medalje të bronztë fitoi edhe Egzon Xhoni, teksa Kosovën e përfaqësuan edhe Fatlum Braka dhe Bleonit Bytyqi./klankosova.tv