Në shenjë proteste kundër procesit të vaksinimit kundër koronavirusit, një person i vuri flakën vetes në Melburn të Australisë. Ai ishte në veturë kur u pa një zjarr i madh, derisa pranë tij pati lokale dhe ndërtesa ku banorët mund ta shihnin momentin.
Mediat e huaja thonë se ekipet e zjarrfikësve arritën ta shuanin personin, derisa pranë vendit të ngjarjes janë dëgjuar britma.
I njëjti është dërguar në spital me ambulancë, derisa janë konstatuar djegie të theksuara.