Fjalë Kyçe

Austri: Burri nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm, tentoi ta mbys gruan me kabllo të rrymës

Austri: Burri nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm, tentoi ta mbys gruan me kabllo të rrymës

Një burrë nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi ai kishte tentuar që me kabllo elektrike ta mbyste gruan e tij.

Rasti ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa 42 vjeçari do të dal të martën para Gjykatës së Lartë në Vjenë ku do të përballet me akuzën e “Tentim vrasjes”.

Sipas aktakuzës, kosovari para 13 vjetësh e kishte këputur kabllin nga një kazan në kuzhinë dhe kishte hyrë në banjon ku gruaja e tij po bënte dush.

I akuzuari ka futur fundin e kabllos në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.

E vetmja arsye se pse gruaja nuk kishte pësuar goditje elektrike, ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës.

Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik, shkruajnë mediat austriake.

Burri njihej për dhunën e vazhdueshme në familje.

Ai përdorte metoda të ndryshme të ndëshkimit tek fëmijet e tij.

“Sanksionet” 42 vjeçari nga Kosova i shënonte në letra.

Në përzgjedhjen më të keqe, fëmijet përballeshin me 100 goditje, ndërkaq ata të cilët kishin fat mund të merrnin ndonjë dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave, përcjell Klankosova.tv.

Kosovari mund të përballet me burgim prej 10 deri në 20 vjet ose edhe burgim të përjetshëm.