Fjalë Kyçe

Austria mposht Maqedoninë e Veriut

Austria mposht Maqedoninë e Veriut

Austria ka arkëtuar tri pikët e para në Euro 2020, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e zhvilluar të dielën përfundoi me rezultat 3-1.

Goli i parë erdhi nga skuadra e Austrisë, ku Stefan Lainer realizoi për 1-0 në minutën e 18-të. Pak minuta më vonë, 37-vjeçari Goran Pandev barazoi shifrat pas një gabimi të mbrojtjes. Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Me të nisur pjesa e dytë, austriakët ndërmorën aksione të shpeshta në kërkim të golit. Kjo u arrit në minutën e 78-të, ku Michael Gregoritsch e kaloi për herë të dytë Austrinë në epërsi.

Goli i fundit në ndeshje u realizua nga sulmuesi Marko Arnautoviq.

Me këtë fitore, Austria është në vendin e parë të Grupit C.