Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik.
Raportohet se një minibus agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”. Nga përplasja e fortë vetura është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit, Led Caka, si edhe u plagosën 8 pasagjerë në minibusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana për në Brezovicë./oranews