Fjalë Kyçe

Autostradat ‘smart’ dhe veturat që ecin vetë, sa janë të sigurta?

Autostradat ‘smart’ dhe veturat që ecin vetë, sa janë të sigurta?

Autostradat “SMART” mund të bëhen të dala mode brenda një dekade, pasi ato nuk janë të përshtatshme për makina elektrike, thuhet në një studim të fundit në Angli.

Edmund King paralajmëroi se rrugët do të ishin edhe më të rrezikshme, sepse nuk do të ishte e mundur të tërhiqeshin automjetet e bllokuara në shiritin e sigurisë, transmeton Gazeta Alo.

Ai tha se makinat pa shofer mund të kenë gjithashtu probleme në ‘autostradat e zgjuara’, ku shiriti ndihmës përdoret si një korsi e rregullt trafiku për të lehtësuar trafikun në rast bllokimi.

Programuesit rekomandojnë që nëse një shofer bie në gjumë te rastet e automjeteve autonome, atëherë vetura duhet të shmanget në një pjesë më të sigurt – por kjo mund të jetë e pamundur pa shiritin ndihmës.

‘Sipas parametrave të tanishëm, autostradat inteligjente mund të vjetrohen brenda dhjetë viteve për shkak të mungesës së zonave të strehimit emergjent’, tha King.

Ai bëri këto komente derisa shefat e transportit dolën me propozime për të kthyer pjesët e autostradave M4 dhe M5 në gati 30 milje gjatësi në ‘autostrada inteligjente’.

John Apter, shef i Policisë Federale, paralajmëroi se autostradat ‘smart’ në fakt paraqesin ‘kurthe vdekjeje’.

Por një zëdhënës i ndërmarrjes së autostradave të Anglisë ka kundërshtuar skeptikët.

‘Nuk është e qartë se çfarë mbështeten kritikët në analizën e tyre. Ne jemi duke punuar me prodhuesit e automjeteve për të mundësuar që të lidhen automjetet autonome në rrjetin strategjik rrugor, dhe ne jemi duke financuar për këtë’, tha ky burim.

‘Siguria është dhe gjithmonë do të jetë përparësia jonë numër një, dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rrjeti të jetë i përshtatshëm për të ardhmen.

Autostradat ‘smart’ mendohet të lehtësojnë bllokimet, duke lejuar që makinat të kalojnë në shiritin ndihmës të paktën për pak kohë, me trafikun që monitorohet përmes kamerave dhe shenjave aktive të shpejtësisë.

Aktualisht ka më shumë se 20 seksione të ‘autostradës inteligjente’ në shtatë autostrada të ndryshme në Angli, duke përfshirë sektorët e M1, M25, M6, M42 dhe M4.

Gjashtë të tjera janë në ndërtim e sipër dhe 18 të tjera janë duke u planifikuar.