Fjalë Kyçe

Avdijajt nuk i vazhdohet kontrata, duhet të kërkojë klub të ri

Avdijajt nuk i vazhdohet kontrata, duhet të kërkojë klub të ri

Klubi skocez, Heart of Midlothian nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën futbollistit kosovar, i cili pëlqehet nga klubi portugez, SC Braga.

Donis Avdijaj nuk po e gjen assesi qetësinë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar nuk po bëhet rehat tash e sa vite.

Futbollisti ofanziv në muajin janar i ishte bashkuar klubit britanik, Heart of Midlothian, me të cilin kishte nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

Mirëpo, klubi skocez nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën përfaqësuesit kosovar, i cili gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

23 vjeçari me këtë rast nga tash do të jetë i lirë ta kërkojë një klub të ri.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në ligë dhe dy në kupë me ekipin skocez para se të ndërpritej futbolli shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas mediave portugeze, SC Braga ka shprehur interesim për futbollistin e krahut të majtë.

Klubi portugez do të ishte i shtati në karrierën profesioniste të Avdijajt pas Schalkes, Sturmit, Rodas, Willem II, Trabzonsporit dhe Heartit.