Shefi i Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe siguri në Shkolla, Avdullah Hasani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ushtronte tash e 1 vit, derisa nuk ka dhënë detaje rreth kësaj dorëheqje, shkruan Ekonomia Online.
Hasani deklaroi se angazhimi i tij do të jetë vetëm professional në vazhdim.
“Të dashur miq, Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla. Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat.
Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional. Suksese Republikës sonë!Respekt, AH”, ka shkruar Hasani.