Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka pyetur se ku po fshihen kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari Agim Veliu. Ai tutje ka shtuar se pse LDK-ja nuk ka kandidat për kryeministër.
Sipas tij, njëri nga do të duhej ta merrte guximin t’i printe listës “siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve, e dhurime postesh deri te posti i Presidentit”.
“Isa Mustafa, ka shëndet ta udhëheq LDK-në, t’i udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dërgoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyert e zyrave të LDK-së veç për t’u bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o s’bëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po do të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat, e më pastaj për t’u bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qejfeve të tyre”, ka shkruar ai.
Ai tutje u ka bërë thirrje të dalin para popullit e të mos fshihen
“Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e kryeministrit pa ia dhënë qytetari, e sot s’ka guxim që ‘mirëqeverisjen’ e tij t’ua prezantojë qytetarëve. Ish-kolegët e mi partiak, nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se s’po ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar”, ka shkruar ai.