Deputeti Haxhi Avdyli, pas aterimit të avionit ushtarak britanez në Prishitnë, ka thënë se tmerrohen kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe sipas tij, mundet edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAË. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.” ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i plotë:
Nga ngjarjet e ditës.
1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAË. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.
2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.
Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.
Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm.