Fjalë Kyçe

Avdyli thotë se pas shkurtit nuk më falje për ata që e vodhën Thesarin e shtetit

Avdyli thotë se pas shkurtit nuk më falje për ata që e vodhën Thesarin e shtetit

Deputeti i Kosovës, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me vjedhjen e rreth 2.1 milionë euro nga Thesari i Kosovës, në tetorin e vitit 2020.

Ai në një postim në Facebook ka pyetur nëse ata avulluesit e 2.1 milionë eurove i janë përgjigjur lutjeve me email që i ishin bërë për t’i kthyer paratë e vjedhura.

“A thua iu përgjigjen lutjeve me email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë. Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini…”, ka shkruar Avdyli.

Më 21 tetor u raportua për vjedhjen e 2.077.995.90 milionë euro nga Thesari i Shtetit.