Fjalë Kyçe

Avionë ushtarakë, robotë dhe drone, çfarë po parashihet me armatosjen e re dhe të vazhdueshme të Serbisë?

Avionë ushtarakë, robotë dhe drone, çfarë po parashihet me armatosjen e re dhe të vazhdueshme të Serbisë?

Serbia është duke vazhduar armatosjen e ushtrisë.

Nga shteti serb është theksuar se kanë një projekt pesëvjeçar që lidhet me pajisjen e armëve ushtarake.

Sipas tyre një pjesë e këtij projekti është përmbushur së fundi me pranimin e sistemit kundërajror FK-3, të prodhuar në Kinë.

Plani tjetër i Serbisë thuhet të jetë pajisja me platforma robotike dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, si dhe blerjen e avionëve të rinj për forcat ajrore.

“Plani është përgatitur dhe udhëzimet e para për zbatimin e tij janë shkruar. Kjo do të thotë se shteti ka një pasqyrë të qartë se çfarë do të blejë nga pajisjet ushtarake, armët dhe pajisjet e tjera në vitet e ardhshme.”, deklaroi ndihmësministri i Mbrojtjes, Nenad Miloradoviq.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, pajisjet e reja luftarake do t’i shërbejnë një qëllimi të përcaktuar qartë, që “Serbia të ruajë primatin e saj në mesin e forcave të armatosura të rajonit në dekadën e ardhshme”.

Ndryshe Serbia është duke organizuar edhe një demostrim të aftësive ushtarake që quhet “Mburoja 2022”, dhe do të zhvillohet më 30 prill.

Sipas mediave serbe, ky manifestim theksohet se do të ketë përfshirjen e numrit të fondeve, karakteristikave, e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

E në kuadër të kësaj, serbët kanë vazhduar të flasin për pajisjet e fundit të marra nga Kina, që ishte sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme FC-3.

Po ashtu do të ketë paraqitje të katër lëshuesve vetëlëvizës me katër kontejnerë për raketa tokë-ajër, vëzhgim dhe radar për gjurmimin dhe drejtimin e predhave.

“Ky grup përfshin gjithashtu mjete komandimi dhe logjistike, si dhe stacione të fuqisë dhe pozicionimit. Kjo do të thotë se është krijuar në bazë të përvojës së S-300 ruse, me një rreze deri në 27 kilometra lartësi dhe rreth 100 mijë kilometra në diametër. Ombrella e raketës së shtritë mbi Serbi. Kjo do të thotë se FC-3 do të jetë në detyrë luftarake në lartësitë më të larta dhe se rolin mbrojtjes së tij do ta marrin blindat ruse. Sistemet ekzistuese do të jenë në të njëjtin nivel.”, thuhet nga ministria serbe.

E pikërisht për FK-3, u tha se do të vendoset në mënyrë “paqësore” në një pozicion afër Beogradit, e në rast të ndonjë sulmi, do të zhvendoset në pjesë të tjera të Serbisë.

E presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati paralajmëruar blerjen edhe të mjeteve të tjera ushtarake serbe. Ai tha se deri në fillim të vitit 2023 do të negociohet blerja e një “skuadre avionësh”.
“Se a do të ketë gjashtë apo 12 avionë luftarakë do të shohim, por besoj se do të jenë të gjithnjë të rinj”, pati thënë ai.

Në kuadër të këtij viti, Serbia pati po ashtu edhe blerjen e një MiG-29 SM, që hyn në kuadër të armëve ajrore serbe.

Lidhur me armatimin e vazhdueshëm të shtetit serb pati reagime të shumta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Evropa, por edhe nga drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Padyshim se armatosja e Serbisë nga Kina ishte shqetësuese, e u cilësua si nxitje e tensioneve dhe situatës përderisa në Ukrainë për muaj të tërë kanë vazhduar sulmet ruse.

Serbia vazhdoi të jetë i vetmi shtet që nuk pranoi që të sanksionoi Rusinë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme agresive./