Fjalë Kyçe

Avokati Arianit Koci thotë se donacioni nga Serbia nuk e shfajëson shtetin serb për të bëmat e luftës

Avokati Arianit Koci thotë se donacioni nga Serbia nuk e shfajëson shtetin serb për të bëmat e luftës

Kritika të shumta kanë vërshuar nga pjesë të ndryshme të shoqërisë pas pranimit të një donacioni prej Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Donacioni ka të bëjë me një sasi testesh për koronavirus. Kjo vjen në kuadër të bashkëpunimit Kosovë – Serbi rreth krizës shëndetësore, e që është përshëndetur edhe nga Bashkimi Evropian.

Derisa të tjerët kanë kritika, avokati i njohur kosovar Arianit Koci ka arsyetuar këtë donacion, duke thënë se kur është në pyetje jeta e njeriut, kjo është e pranueshme.

Postimi i plotë i Kocit:

Nëse vetëm një jetë është shpëtuar!

– Fakt është se ne kemi pasur nevojë për teste;

– Fakt është se askush në regjion nuk na ka ofruar teste hua apo falas;

– Fakt është se ne në Kosovë kemi bashkëqytetarë serb;

– Fakt është se pushteti i Millosheviqit, ministër i të cilit ka qenë edhe Vuçiq, ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë;

– Fakt është se krimet e ish-pushtetit serb në Kosovë, do t’i ndjekim – sa të është jeta jetë – pa asnjë dilemë.

Sidoqoftë, nëse vetëm një jetë është shpëtuar me këto teste; nëse vetëm një vatër e infeksionit është izoluar me këto teste – i’a ka vlejtur që i kemi pranuar testet.

Për më tepër, këto teste kanë mundur të përdorën të pjesa serbe e popullatës kosovare, që deshtëm apo nuk deshtëm, Serbinë e përjetojnë – së paku, si atdhe të dytë.

Prandaj, me këtë gjest të mirë, pushteti serb nuk amnistohet për krimet e kryera në Kosovë, dhe as ne, natyrisht që nuk i harrojmë masakrat e individëve serb, pjesë e pushtetit gjenocidal të Millosheviqit.