Avokati i Ismet Osmanit të njohur si Curri pas caktimit të masës prej 30 ditë tha para mediave se vendimi për klientin e tij është i padrejtë.
Alban Arifi, avokat i Currit tha se kërkesa për paraburgim është njejtë si kërkesat tjera.
“Kërkesa për paraburgim është njëjtë sikur kërkesat tjera shabllon”, ka thënë Arifi.
“Madje Faton Dalladaku, personi i dëmtuar nuk e akuzon fare “Currin” për veprat që janë ngrit”.
Për këtë rast katër persona janë në paraburgim, njërit i është parashkruar lënda dhe dy persona janë në arrati.