Fjalë Kyçe

Avokati i Haradinajt ankohet për vështirësitë të komunikimit me klientin e tij

Avokati i Haradinajt ankohet për vështirësitë të komunikimit me klientin e tij

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka kërkuar ndërhyrje të gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Giju, në lidhje me qasjen tek klientët.

“Ne kemi vështirësi në marrjen e udhëzimeve. Të gjitha këto biseda që bëjmë bëhen nëpërmjet një xhami ndarës në mes. Duke pasur edhe kohë shumë të kufizuar, është e pamundur të kemi diskutime. Kërkojë nbdërhyrje nga gjykata të bisedojë me njësinë e paraburgimit, sepse në vizitën e fundit që i bëra z. Haradinaj nuk mund t’i jepja atij dokumentet përtej xhamit. Nuk është mënyra për të vazhduar punën me klientët tanë”, ka thënë Cadman.

E gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar të njoftohet administratorja me kërkesën e mbrojtjes e të diskutohet për të gjetur mënyra për të zgjidhur këtë problem.