Fjalë Kyçe

Azemi: Qeveria po i diskriminon punëtorët në stilin Millosheviqian

Azemi: Qeveria po i diskriminon punëtorët në stilin Millosheviqian

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka anashkaluar premtimet ndaj punëtorëve të këtij sektori.

“Sindikata Qeveria e Kosovës pas dy jave greve dhe pas deklarimit se do të paguajnë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale, QMF dhe ambulanta, këtë nuk e beri deri më sot, ndërsa neve na gëzoi fakti se do të paguani pagë shtesë për punëtorët e Arsimit si dhe ju përgëzojmë për këtë veprim, mirëpo qeverise nuk i erdhi turp që t’i anashkalojnë, diskriminojnë punëtorët teknikë të spitaleve dhe të QMF-së të cilët janë në mënyrë direkte të rrezikuar, pasi që këta punëtorë 24h janë me pacientët të prekur nga Covid-19”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që të krahasohet rreziku mes punëtorëve të arsimit dhe punëtorët teknikë të cilët kanë punuar në spitale e dhoma të pacientëve me COVID-19.

Azemi tutje ka shtuar se do të kërkojnë nga 700 euro për secilin punëtor.

“Çka mendoni ju si qeveri t’u thoni tani punëtorëve teknik të spitaleve dhe QMF-së për diskriminimin e shfaqur ndaj tyre? Ne tani kërkojmë nga 700 euro për secilin punëtor, mirëpo këto nuk presim t’i marrim nga ju ne mënyrë direkt, me nënshkrimin tuaj ju na mundësoni që mjetet t’i kërkojmë përmes rrugëve ligjore. Vendimet e juaja po detyrohemi t’i zbatojmë me avokat dhe përmes Gjykatës. A thua punëtorët teknikë që mirëmbajnë shkollat i keni pasur parasysh për këto shtesa?! Kemi shume për t’ thënë, kësaj radhe po e lëmë me kaq me një konstatim, kjo ndarje te ne ka ndodhur nga 1990-1999 nga regjimi serb”, ka thënë ai.