Fjalë Kyçe

Azeti arrin 10 milionë me “S’kam Kohë”

Azeti arrin 10 milionë me “S’kam Kohë”

 

Reperi shqiptar me famë mbarë evropiane, Azet, ka publikuar kohë më parë projektin e ri.

Azeti erdhi me këngën “S’kam Kohë” që u bë hit për një kohë të shkurtër.

E interpretuar në shqip, Azeti vjen me repturën në gjermanisht të këtij projekti.

Projekti u punua nga producenti i mirënjohur evropian, Lucry.

Ndërkaq, ky nuk është projekti i vetëm pasi Azeti ka në sirtar edhe bashkëpunime me yje tjera si Capital Bra dhe Raf Camora.

Azet pritet të ketë një turne dimëror në trojet shqiptare, kurse besohet se ai do të performojë në natën e vitit të ri në Zvicër ku edhe do të konfirmohet si artisti më i paguar shqiptar.