Familja Puqolli nga Fushë Kosova mbeti pa djalin e tyre 13 vjeçar të cilin në orët e para të së premtes i ati e gjeti pa shenja jete në shtrat.
Për vdekjen e papritur të djaloshit familjarët po dyshojnë se dikush mund t’i ketë dhënë ndonjë substancë gjatë kohës kur i mituri dilte në rrugë për të kërkuar lëmoshë.
Këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Klan Kosovë se tashmë kanë filluar edhe hetimet.
Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Ani se familja e të ndjerit gjatë të shtunës ishte përgatitur për ceremoninë e varrimit, trupi i viktimës nuk iu soll nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.