Vrasja e 18 vjeçares M. O pak ditë më parë tronditi opinionin publik pak kohë më parë, ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup.
I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan K., tashmë i arrestuar.
Babai i 18 vjeçares në një intervistë në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.
“Dardani e mbyllte derën me çelës e ka zbuluar nëna e M.. Ne i kemi thënë vajzës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.
Ai tutje thotë se nuk kishte pasur kontakte me Dardan K. Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete.
“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.