Fjalë Kyçe

Babai i 5 fëmijëve, i paralizuar në shpërthimin e Beirut, vdes pas 15 muajsh

Babai i 5 fëmijëve, i paralizuar në shpërthimin e Beirut, vdes pas 15 muajsh

Një burrë libanez që ishte plagosur rëndë në shpërthimin shkatërrimtar të verës së shkuar në Beirut, ka vdekur së fundmi 15 muaj pas katastrofës.

45 vjeçari Abbas Mazloum, po punonte në një restorant pranë portit kur shpërthimi e përplasi në një mur dhe e la të paralizuar.

Ai pësoi lëndime në shtyllën kurrizore dhe një plagë në kokë që kërkoi 45 qepje. Babai i pesë fëmijëve mbeti i paralizuar në krevat por humbi jetën të mërkurën pas një gjendjeje temperature.

Kushërira e tij Noura Mazloum konfirmoi vdekjne nga qyteza Brital në lindje të Libanit, duke thënë se imuniteti i tij ishtë dobësuar shumë që prej shpërthimit.

Vdekja e Mazloum e çon numrin e të vrarëve të shpërthimit gjigant në 216.

Rreth 6,000 njerëz u plagosën në plasjen e fuqishme të një depozite kimikatesh në portin e qytetit.

Shpërthimi famëkeq i 4 gushtit u fuqizua nga rreth 4 ton nitrat amoni që ishin depozituar në port.

Më shumë se një vit pas ngjarjes askush nuk është bërë përgjegjës për të.

Gjykatësi që po heton shpërthimin ka ndaluar disa herë punën prej sfidave ligjore të ngritura, ndërsa pararendësi ishte shkarkuar prej akuzave të neglizhencës.