Fjalë Kyçe

Babai i Agon Musliut-Kusari-Lilës: E keni porosit administratën se çka me fol unë, po t’ishte djali juaj flak për goje kishi qit!

Babai i Agon Musliut-Kusari-Lilës: E keni porosit administratën se çka me fol unë, po t’ishte djali juaj flak për goje kishi qit!

Babai i Agon Musliut, Naim Musliu ka dëshmuar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin Hetimor për Pandeminë.

Gjatë fillimit babai i Agon Musliut deklaroi se Vetëvendosje nuk ka ngritur zërin aspak për djalin e tij dhe jetën që humbi ai në karantinë.

Babai i Agon Musliut iu drejtua Mimoza-Kusari Lilës, se s’janë interesuar për djalin e tij.

“E keni porosit administratën se çfarë duhet të them unë, se djali jem koka i Bangladeshit a?Një e dyta vërejta e juve e sidomos e juve Vetëvendosjes kur është votuar e kam përcjellur mirë, çka ju pengoj unë a tjetër kush me qenë unë këtu. Ty e Kollcakut, cka ju kisha pengu? Po të kish vdek djali yt apo i kësaj tjetrës? Ju të VV-së në Parlament e gjithku kur është fjala për djalin time  ulni kryt e shtini të poshtë. A s’po ju vjen gjynah për djalin tem a? Po të kish qenë i familjes së juaj, flakë për goje kishi qit. Këtu duhet të thënë të vërtetë, ajo tha menjëherë të pavërtetën, në telefon isha.Hic mos e prek edhe ti.Gjoja se unë dokumente s’kam pas me prezantu, një djali im ka vdek në duart e shtetit.  Ju kërkoj të mos më pengoni kur të fillojë me fol. Pse s’po thoni në Parlament se ka qenë e padrejtë, pse s’po e thoni asnjë fjalë, ju komplet ju”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Musliu tha se vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme e tash ia prezantoj edhe juve faktet.

“Administrata më është drejtuar se zotëri duhet të dini se çka duhet të folni. Qysh në fillim me më tregu se çka duhet të flasë. I kam edhe dy-tri fjale për Qeverinë Kurti. I ka marr tri vendime si e ka marr Qeverinë, ky jo me mu po edhe me Amerikën i ka shty brinat. Mur bakshish nga Serbia e dërgoi djalin tem në burg aty. Këta njerëz që shkojnë pas tij janë fund e kry të krymt. Asgjë s’keni bë e s’jeni tu bë për djalin tem”, shtoi ai.