Fjalë Kyçe

Babai i dy fëmijëve vdiq në spital pasi mjekët nuk ia dhanë ilaçet e duhura

Babai i dy fëmijëve vdiq në spital pasi mjekët nuk ia dhanë ilaçet e duhura

Një burrë, baba i dy fëmijëve, vdiq nga infeksioni në një spital pasi terapia i ishte vonuar për pesë ditë me radhë, thuhet në një raport hetues rreth rastit.

Simon Smith duhej të merrte antibiotikët menjëherë pasi u dorëzua në spital me dhimbje torturuese në këmbën e tij në korrik të vitit të kaluar.

Por stafi i Spitalit Russells Hall në Dudley, në Midlandin Perëdnimor në Britaninë e Madhe, dështoi në shtatë raste të veçanta për t’i dhënë atij ilaçet, që sipas raportit shkaktoi edhe vdejkjn e tij.

Daily Mail ka bërë një fushatë të madhe për diagnostifikim dhe trajtim më të mirë të rasteve me sepsis, që mendohet se merr 52 mijë jetë në vit në gjithë Britaninë.

Smith, 51-vjeçar, kishte shfaqur shenja klasike të sëmundjes – temperaturë e lartë dhe rrahje të shpeshtuara të zemrës – kur ai u pranua në spital.

Stafi në spital, ku gruaja e tij Hayley punon si një koleksionuese e të dhënave, fillimisht i dha atij ilaçe kundër dhimbjeve dhe u tha se atij duhet t’i jepeshin antibiotikë nëse gjendja e tij përkeqësohet. Kështu tregojnë shënimet e bëra në natën e tij të parë në spital.

Por atij nuk iu dhanë ilaçet derisa ai gjendja shëndetësore u përshkallëzua dhe çoi në dështimin e shumë organeve pesë ditë më vonë. Për rastin është bërë një hetim i brendshëm dhe është nxjerrë një raport prej 38 faqesh.

Ai më pas u mor në kujdes intensiv dhe kaloi tre muaj atje para se të lirohej në tetor. Megjithatë, ai nuk ishte shëruar plotësisht dhe dy javë më vonë u dërgua përsëri në spital. Ai vdiq më 1 nëntor.

Gruaja e tij, 47-vjeçare, tha: “Kam humbur gjithçka. Ai ishte shoku im më i mirë dhe burri im për 25 vjet.

“Të gjitha ato që i dhanë për pesë ditë ishin analgjetikë kundër dhimbjes – ai kishte shumë dhimbje dhe temperatura kishte shkuar në ekstrem.

Smith, një instalues me profesion, u diagnostikua me osteomielitis – një infeksion në kockën e këmbës së tij. Kjo shkaktoi sepsisin – një reagim i dhunshëm i imunitetit i cili sulmoi organet e trupit të tij.

Raporti zbulon një sërë dështimesh në kujdesin e z. Smith, duke përfshirë mungesën e komunikimit, mbajtjen e dobët të të dhënave dhe dështimin për të vepruar në gjendjen e tij të përkeqësuar. Ndërmjet kohës së pranimit të tij më 27 korrik dhe dështimit të shumë organeve më 2 gusht, kishte shtatë mundësi të humbura për të filluar me antibiotikët “, thuhet në raport. |Gazeta Alo