Fjalë Kyçe

Babai ia pret kokën të bijës, nuk ia miratoi të dashurin

Babai ia pret kokën të bijës, nuk ia miratoi të dashurin

Ky është momenti tronditës kur një baba u filmua i qetë duke ecur nëpër rrugë teksa mbante kokën e vajzës së tij adoleshente pasi ia preu atë në një të ashtuquajtur ‘vrasje nderi’.

Sarvesh Kumar u filmua duke shëtitur nëpër fshatin Pandetara në Uttar Pradesh, India veriore, më 3 shkurt.

Në një pamje të tmerrshme, ai pranon që ia preu kokën 17-vjeçares Neelam sepse ai nuk e miratoi burrin me të cilin po dilte, raporton NDTV. Ai tha se kishte qenë në rrugën e tij për në stacionin e policisë pasi i preu kokën vajzës së tij si pjesë e një vrasjeje nderi.

Kumar u konfrontua edhe me një turmë të vogël e cila u formua shpejt rreth tij ndërsa policia u njoftua për skenën e tmerrshme.

Babai i katër fëmijëve u shfaq i paqartë ndërsa bisedoi rastësisht me njërin prej tyre. Kumar rrëfen se ia preu kokën adoleshentes sepse ai ishte i pakënaqur me marrëdhënien e saj me një burrë, raporton NDTV, duke shtuar: “Unë e bëra atë. Nuk ishte askush tjetër. Trupi është në dhomë”.

Ai vazhdoi duke thënë se do ta kishte vrarë edhe të dashurin e saj nëse do të ishte në gjendje ta gjente, duke u shfaqur që nuk tregonte pendim për veprimet e tij të liga. Gruaja e Kumar gjithashtu u arrestua dhe një oficer policie është pezulluar pasi doli një foto e zyrtarit që mban kokën e vajzës ‘në mënyrë të papërshtatshme’. Policia gjeti trupin e vajzës së tij në shtëpinë e familjes dhe e ka dërguar atë për një ekzaminim pas vdekjes, shkruan Metro.co.uk