Një burrë nga fshati Vërbicë e Zhegocit, Gjilan, ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza të premten.
Ai ka thënë se vajza e tij kishte dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj pas kësaj.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.