Fjalë Kyçe

Babë, djalë e nip u plagosën në Pejë, Policia jep detaje

Babë, djalë e nip u plagosën në Pejë, Policia jep detaje

Babai, djali e nipi janë plagosur mbrëmë në Pejë, e për këtë ngjarje policia ka arrestuar një të dyshuar.

Si pasojë e plagosjes, dy nga viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi gjendja shëndetësore e tyre është më e rëndë.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfirmuar shtatë gëzhoja plumbash.

Detaje për rastin ka dhënë sot Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 02.01.2021-21:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri ne drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Si pasoj viktimat kane pësuar lëndime trupor ku fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës e me pas dy prej tyre janë transportuar ne QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtate gëzhoja. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

LEXO edhe:

Këta janë babë, bir e nip që u plagosën sonte në Pejë nga djali i biznesmenit nga Deçani