Babë e bir janë përleshur mes vete në Kaçanik.
Të dy kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve.
Pasi janë intervistuar nga Policia, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Dy meshkuj kosovarë (babë e bir) kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.