Fjalë Kyçe

Babë e birë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë hapin autoservisin, arrestohen nga Policia

Babë e birë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë hapin autoservisin, arrestohen nga Policia

Dy persona, babë e bir, që të dy të infektuar me koronavirus kanë thyer rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për parandalimin e koronavirusit.

Sipas burimeve të Reporterit të dyshuarit, pas orës 21 të së enjtes janë kapur nga Policia duke e rregulluar një makinë.

Për shkak të rrezikut, Policia ka komunikuar me të dyshuarit në distancë. Sipas këtij burimi në Policinë e Kosovës, prokurori ka vendosur që intervistimi i të dyshuarve të bëhet pas 14 ditësh.

“Rreth orës 21:17 të enjten servisi ‘Autokolor Curri’ është gjetur i hapur. Dy të dyshuarit pronari dhe djali i tij të infektuar me Coronavirus janë gjetur duke punuar. Njësia policore ka shkuar në atë lokacion. Autoservisi ka qenë i hapur dhe dy të dyshuarit kanë qenë duke e rregulluar një automjet që sipas tyre para se të rezultojnë poozitiv e kishte lënë një klient. Njësia policore ka biseduar nga distanca me të dyshuarit, autoservisi është mbyllur dhe ata janë udhëzuar tu përmbahen rekomandimeve të IKShP-së. Për shkak të gjendjes shëndetësore të dyshuarit do të intervistohen pas dy javësh, sipas rekomandimeve të IKSHP-së, ka bërë me dije ky burim.

Kjo ngjarje është bërë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE Vushtrri 04.06.2020-21:43.

Raportohet se është iniciuar rasti ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë përmbajtur rekomandimeve të IKSHP-së për vetë izolim. Të dyshuarit do të intervistohen, pasi të kalojë periudha kohore e rekomanduar nga IKSHP-ja.