Fjalë Kyçe

Bahtiri e Shala në Mitrovicë: Bizneset e Jugut do t’i hapin pikat e shitjes në Veri

Bahtiri e Shala në Mitrovicë: Bizneset e Jugut do t’i hapin pikat e shitjes në Veri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është takuar me Ministrin e Tregtisë, Endrit Shala në Mitrovicë.

Bahtiri njoftoi përmes një postimi në Facebook se gjatë këtij takimi janë pajtuar me ministrin e Tregtisë se bizneset nga jugu i Mitrovicës duhet t’i hapin pikat shitëse në veri ku qytetarët do të mund të furnizohen me artikujt e nevojshëm.

Tutje Bahtiri ka thënë se si kryetar i komunës më strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, do të mbetet 24 orë në ditë i angazhuar që t’iu shërbej gjithë qytetarëve pa dallim.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/935915443419635:0