Fjalë Kyçe

Bahtiri kërkon urgjentisht që Mitrovica e Jugut të vendoset në karantinë

Bahtiri kërkon urgjentisht që Mitrovica e Jugut të vendoset në karantinë

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka kërkuar që te vendoset në karantinë komuna që e drejton, pasi që po kufizohet me qytete që kanë raste të konfirmuara me koronavirus.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ka bërë kërkesë tek Ministri Arben Vitia, që të shpallë Mitrovicën zonë karantine.

“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë derguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19.

Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.

I lus qytetarët e Mitrovicës të qendrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t’i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Panik Jo, Kujdes Po! #Rrinshpi.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1179979975679846/?type=3