Fjalë Kyçe

Bajçinovci deputetëve të PDK-së: Shkoni në këmbë në veri të Mitrovicës, nuk guxoni

Bajçinovci deputetëve të PDK-së: Shkoni në këmbë në veri të Mitrovicës, nuk guxoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajçinovci iu ka kërkuar deputetëve të PDK-së të vizitojnë në këmbë veriun e Mitrovicës. Në seancën plenare ku po zhvillohet debati parlamentar për banorët shqiptarë atje, deputeti i LVV-së duke i replikuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri tha se ata nuk guxojnë të shkojnë në këmbë në qendër të veriut të Mitrovicës.

“Shkoni në këmbë hyni njëherë në veri, qysh isha unë të shtunën. Jo, jo nuk guxoni, absolut ju nuk keni shkuar kurrë në lagje ku janë serbët etnikisht. Keni shku nëpër kodra keni bërë fotografi. Shkoni në kodra, por ejani edhe në qytetet ku janë qytetarët dhe është një banesë. Shkoni aty një qytetarë në mes 30 mijë serbëve jeton, shkoni vizitone. Pse nuk po hyni, po nëpër kodra po fotografoheni”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së tha se në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit në veri të vendit është bërë “sallamadi”.

Tahiri: Në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit Serbia në veri e ka pasur bash “sallamadi”

“Në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit Serbia në veri e ka pasur bash ‘sallamadi’. Pika 1 dhe 31 kanë qenë pika kur kanë hyrë njerëz të pa autorizuar në emër të mjekëve që kanë pushtuar atë pjesë të Kosovës”, tha ai.