Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar deputetit Besnik Tahiri, i cili sot kritikoi Kryeministrin Kurti për keqqeverisje, sidomos për krizën energjetike.
“Kur e pashë titullin “Tahiri i reagon Kurtit” mendova mos është fjala për Abelard Tahirin ose ndoshta edhe Edita Tahirin. Mirëpo qenka Besniku! Pse po mendon Besnik Tahiri që KM e ka pasur fjalën për ndonjë komunë ku kryetari është i AAK-së? Ç’është kjo mizë pas veshit të Tahirit?”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, përcjell indeksonline
Tahiri më herët shkroi se “në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezultatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera”.