Fjalë Kyçe

Bajqinovci pas arrestimit të policëve në pikat doganore: Duhet të ketë shkarkime në Polici

Bajqinovci pas arrestimit të policëve në pikat doganore: Duhet të ketë shkarkime në Polici

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se dikush duhet të jap përgjegjësi, pasi zyrtarë të policisë së Kosovës u arrestuan në dy pika kufitare të vendit.

“Pas këtij arrestimi unë mendoj se edhe në Policinë e Kosovës duhet të kemi ndonjë shkarkim brenda sepse s’mundet dy komandantë të pikave kufitare me u arrestua dhe dhjetëra policë e rreshterë e ndoshta ndonjë drejtor s’ka qenë i informuar”, thotë Bajqinovci.

“Pra dikush duhet me dhënë përgjegjësi sepse iu kanë arrestuar gjithë policët andaj kjo unë besoj se do të shkojë zinxhirë, që të ketë ndonjë dorëheqje brenda policisë, e kam fjalën në aspektin e drejtorisë së policisë kufitare”, shtoi ai në t7.

Bajqniovci, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se ekzistojnë prova kundër të arrestuarve.