Fjalë Kyçe

Bajqinovci për ambasadorin Martin Berishaj: Nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin

Bajqinovci për ambasadorin Martin Berishaj: Nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci i ftuar në emisionin Prime Time ka folur për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, ku thuhet se është implikuar në një “skandal financiar.”

Bajqinovci ka thënë se ambasadori në fjalë këto ditë do të vijë në Kosovë për tu sqaruar, dhe se nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin.

“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritur, dhe të vijë ai dhe të sqaroj se cila është e vërteta, e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci.

“Ai ka thanë se nuk është e vërtetë, dhe nuk mundesh me shkarku njeriun që e ka mohu”, tha tutje Bajqinovci.